TIRANË– Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së ka akuzuar kandidatin për deputet në listat e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri se i ka publikuar në rrjetet sociale një video të montuar përmes të cilës kërkon që askush të mos votojë Dulen.
I ftuar në “Log”, Dule tha se videoja është sponsorizuar nga Strazimiri dhe se këtë të fundit e kanë ‘tradhëtuar’ reklamat e Instagramit .“Këtë video e ka bërë PD-ja. Unë e di shumë mirë. Kjo video më ka dalë sposored në Instagram, është bërë nga një kandidat i PD-së, Gent Strazimir. Mua më ka kushtuar vota kjo, nuk e di se sa, por ka kushtuar vota. Dhe kjo gjë është edhe në të keqen e PD-së,”– tha Dule.///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore