Nga Mentor Kikia///
Orar dhe gjoba, derisa të bëheni njerëz! Disa skena të përplasjes me policinë të pronarëve të lokaleve, në bregdetin e Vlorës, shkaktuan jo vetëm reagimin e sipermarresve, por edhe të disa qytetarëve:-Çfarë bëhet kështu? Çështë ky imazh në sytë e turistëve?
Kryeministri njoftoi sot se orari do të shtyhet deri në 23.00, ndërsa lokalet kërkojnë orar më të zgjatur.E di që çdo orë më shumë punë, për ta do të thotë më shumë para. Por për pushuesit e tjere do të thotë më shumë zhurmë, më shumë aheng, tallava…
Pertej problemit te Covid 19, bregdeti shqiptar është një lemeri akustike. Nga mengjesi deri mëngjesin tjetër- nëse i lejon. Edhe në mes të ditës, në plazhe kërcet muzika, në nivelet e një torture akustike, jo thjeshtë shqetësim mendor.Vjet, mu desh të ndërroja 3 herë vend në Gjirin e Lalëzit, pasi nuk gjeja qetësi nga muzika.
Më herët, në Orikum, ndërsa drekonim me një grup miqsh, iu lutëm të zotëve të lokalit që ta ulnin muzikën, dhe nuk ia dolëm dot. Derisa një grup turistësh të huaj kërcënuan se do të linin restorantin, atëherë u arrit kompromisi.Përballë kësaj çmendurie kolektive, ku askush nuk respekton tjetrin dhe ku mungon etika më elementare, duhet të hyjë shteti.Dhe jo vetëm në plazhe. Në çdo lagje të Tiranës, lokalet poshtë pallateve janë shndërruar në torturë për banorët. Aheng kudo, nga e hëna në të hënë, mengjes-drekë-darkë. Orar dhe gjoba, derisa të bëheni njerëz!//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade