Një 20-vjeçar, i mbijetuari i vetëm nga vagoni i parë i trenit që u përplas në Greqi është në orë kritike për jetën. Mjekët e kanë operuar 2 herë në kokë, ndërsa i gjithë qyteti ka shfaqur mbështetje për të riun i cili i shpëtoi mrekullisht tragjedisë.
Ai u hodh nga dritarja e vagonit, përpara se i gjithë treni të bëhej shkrumb nga flakët. Mirëpo, përplasja me tokën i ka shkaktuar lëndime të rënda në kokë. Prindërit dhe të afërmit e tij janë në krah gjatë gjithë këtyre ditëve. Pranë tyre është edhe i gjithë komuniteti i Volos duke u lutur për të.
Tregues i valës së dashurisë dhe mbështetjes për studentin e ri që po lufton për jetën janë dhjetëra mesazhet që ai merr në llogarinë e tij në Facebook me urimet që të arrijë të dalë i shëndetshëm nga kjo betejë e vështirë.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.