Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte në një intervistë televizive se OSBE/ODIHR-it ka nxjerrë raportin më të mirë paraprak të gjithë historikut të zgjedhjeve.
Ai u ndal tek fitorja e PS-ë më 25 prill duke theksuar se “PS ka një organizim kapilar që e bën një makineri fitoreje”.
“Për herë të parë dhe të fundit si PS ne kemi qenë me vota nën PD në 2005, ndërsa nga 2009 e këtej kemi qenë parti e parë me rritje”, u shpreh ai.
I pyetur mbi akuzat për blerje votash, Rama tha se “të gjitha sondazhet përputhjen me rezultatin e zgjedhjeve”.
“Në sondazhe sondohet gjithë populli dhe duket kur ka votë të deformuar. Për sa i përket OSBE/ODIHR-it ka nxjerrë raportin më të mirë paraprak të gjithë historikut të zgjedhjeve dhe nuk vë fare në diskutim zgjedhjet e drejta, korrekte, legjitime”, tha Rama.
Ai theksoi se “PS është forca më e madhe dhe më e organizuar politike që shqiptarët kanë njohur ndonjëherë”.///atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI