Gazetari i njohur Mero Baze humbi sot edhe babain e tij, rreth një muaj pasi i ndërroi jetë e ëma.
Lajmin e trishtë bëri publik vetë gazetari, përmes një postimi në rrjete sociale.
Baze shkruan se, i ati e mbajti fjalën, sepse shkoi te nëna e tij para të dyzetave të saj, ashtu siç i premtoi para se ajo të ikte nga kjo botë.
“Vetëm 36 ditë arriti të jetojë pa nënën në këto 72 vitet e fundit që jetuan bashkë. Kur nëna iku më 1 dhjetor ai i tha se do shkonte tek ajo para të “dyzetave”. E mbajti fjalën. Iku kur deshi vet e siç deshi vet. Ashtu si ka bërë gjithë jetën”, shkroi gazetari pas humbjes së të atit.// JavaNews.al//
Edhe redaksia e SARANDANEWS.AL idhe Radios “Saranda” i shpreh ngushëllime familjes Baze.////
Peshtani
19orë · Babai ynë Guri Baze u nda sot nga jeta, 36 ditë pas nënës sonë. Kur nëna iku më 1 Dhjetor, ai i premtoi se do të shkonte, para të “dyzetave” tek ajo.Babai iku i qetë, pas një lëngimi 24 orët e fundit, kur parametrat jetësor u përkeqësuan.Ai la pas 6 fëmijë e 13 nipa e mbesa dhe jetoi deri në fund i rrethuar nga dashuria e tyre.Jeta e tij e vështirë dhe shpesh me drama të pabesueshmne, ka qenë për ne fëmijët, një shembull kurajoje dhe mos dorzimi në çdo situatë. Ai u lind në Peshtan në vitin 1927, dhe u rrit e jetoi aty deri në moshën 65 vjec. Ai i ka shpëtuar vdekjes disa herë. U plagos rënd dimrin e vitit 1943 gjatë përballjes me një kompani ndëshkimore gjermane, dhe i shpëtoi vdekjes fal mjekut italian që e nxorri nga koma. Për këtë ai mban medaljen “Nderi i Atdheut”.Ai i rishpëtoi vdekjes në vitin 1949 gjatë konfrontimit me forcat greke në Vidohovë ku kryente shërbimin ushtarak. Pastaj i mbijetoi problemeve të pafundme të jetës dhe politikës deri në vitin 1990.Pas vitit 1992 u vendos në Golem ku jetoi deri më sot, i qetë dhe i rrethuar nga dashuria e fëmijeve, miqve dhe shokëve të shumtë që kishte këtu.Varrimi bëhet të mërkurë në orën 12 30 në Golem.Për shkak të situatës së vështirë ne nuk do të presim njerëz në shtëpi.Për të gjithë ata që duan të shprehin ngushëllimet presim nesër ditën e mërkurë nga ora 10 deri në orën 12 në Hotel Flowrs Gol///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.