Një foto e trishtë mes një nëne dhe një bije duke shtrënguar duart, të dyja të infektuara me Covid ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Anabel Maria shpërndau foton prekëse 24 orë para se mamaja e saj 76-vjeçare Maria Rico të ndërronte jetë.
“Kujdesuni për veten që të mos jeni ju në vendin tonë”,-tha ajo. Shkak që ato të infektoheshin me sëmundjen u bë djali i 49-vjeçarës, Issac, pasi u infektua në Shtator teksa frekuentonte shkollën.
Mamaja e Anabel vdiq në 1 nëntor. “Shpejtësia me të cilën Covid hyri në familjen tonë ishte e frikshme. Çdokush mund të infektohet dhe është shans ruletë nëse mbijetoni. Nëse dikush po mendon për të të thyer rregullat, unë do t’i thoja të vinin veten në vendin tim dhe të mendojnë se si mund të jetë të shikosh nënën tënde duke vdekur.///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026