Parku Kombëtar i Butrintit, në një postim të tijin në rrjetet sociale, sjell një album fotografik dhe informacion mbi pagëzimoren e Butrintit, një nga monumentet kryesore, më e sofistikuara e këtij parku e një nga më të mëdhatë në të gjithë Mesdheun.

Koha e ndërtimit të saj mendohet rreth viteve 550-570 pas Krishtit. Mozaiku është kompozuar shumë bukur. Dekori i dyshemesë përbëhet nga shtatë shirita që qarkojnë vaskën e pagëzimit të ndodhur në qendër, bashkë me të cilën bëhen tetë, numri i krishterë që nënkupton shpëtimin dhe përjetësinë.
Dy nga shiritat përbëhen nga medaljone të thjeshtë të lidhur me njëri-tjetrin, të tjerët përmbajnë rondele me kafshë katërkëmbëshe, shumë zogj uji dhe peshq, gjithsej 69 e të gjitha simbole të lidhura me pagëzimin.

Në kushte ideale, kompleksi i Baptisterit dhe mozaikët e tij do të duhej të ishin gjithnjë të ekspozuar. Ngritja dhe ulja sezonale e nivelit të ujit, në lagunën përreth, shkakton lagjen dhe tharjen e përsëritur të dyshemeve.
Nëse mozaikët do të ishin vazhdimisht të ekspozuar ndaj ajrit, ky proces do të çonte në mënyrë të përsëritur në shkatërrimin e përhershëm dhe të pakthyeshëm të tyre. Kështu, për të siguruar ruajtjen afatgjatë të mozaikëve, dyshemetë e Baptisterit mbahen të mbuluara. Mozaikët zbulohen periodikisht, përgjithësisht çdo 5 vjet, për periudha të shkurtra, për t’u vizituar nga publiku dhe për konservim shkencor.


Hapja bëhet me miratim të IKTK sepse procesi kryhet nën monitorimin e specialistëve të mozaikëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI