Prej fillimin të këtij muaji, të gjithë të interesuarit që kërkojnë të pajisjen me leje peshkimi duhet të aplikojnë online në portalin e-Albania.
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përcakton kriteret për të gjithë të apasionuarit pas peshkimit. Sipas relacionit që shoqëron këtë udhëzim, “aktiviteti i peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi të peshkimit. Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren të gjitha kategoritë ujore dhe veglat e peshkimit duhet të jenë: jo më shumë se 2 kallama për peshkatar; jo më shumë se 3 grepa për kallam; jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar dhe rrjetë e vogël dore.
Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues nuk lejohet të zihen tufat e riprodhuesve. Kërkesa për pajisjen me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun: https://e-albania.al/.
Autorizimi lëshohet nëpërmjet portalit e-Albania me kryerjen e pagesës së tarifës së caktuar”.
Ndërsa autorizimi për peshkimin turistik është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë, thuhet në urdhrin e MBZHR.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri