Nga viti i ardhshëm edhe cigaret do të kushtojnë më shtrenjtë. Sipas një plani të qeverisë akciza e cigareve do të rritet në vitin 2022, nga 6500 lekë për 1000 fije që është aktualisht në 6750 lekë. Kjo rritje pritet të reflektohet në shitjet me pakicë me 10 deri në 20 lekë për paketë. Sipas kalendarit të parashikuar akciza do të rritet në mënyrë graduale deri në vitin 2026.
Me këtë masë qeveria parashikon jo vetëm të mbledhë më shumë para në buxhet, por ajo shihet edhe si një masë për të dekurajuar pirjen e duhanit. Njëkohësisht publikimi I këtij kalendari deri në vitin 2026 është një masë që i jep mundësi bizneseve të jenë në dijeni të kostove që do të duhet të paguajnë e për rrjedhojë të bëjnë planifikimet vjetore///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit