SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KSAMIL-Bashkia organizon degjesën e parë publike per 2022-in.Gurma:’Ksamili i preferuari ynë për investime’

Sikurse pritej,ka vijuara me ritme cikli i degjesave publike per projekt buxhetin e vitit 2022, ne te gjithe territorin e bashkise Sarande.

Gjate degjeses se radhes kru i Bashkise Adrian Gurma ka vene ne dukje:“Ksamili është parë me sy më pozitiv se vitet e tjera dhe rezulton të jetë i preferuari ynë për inveatime, duke i dyfishuar ato”.

Gjate kësaj degjese, banore, perfaqesues te bizneseve turistike ka shprehur oopinionin e tyre me sugjerime, verejtje etj, për të analizuar sezonin 2021 dhe për prioritetet e buxhetit 2022. Në takimin me operatorët turistikë u vu theksi në ofertën e përmirësuar dhe në ngritjen e standartit të shërbimeve, por sidomos që kërkesa për mjedis të pastër të bëhet pjesë e kpsaj oferte në biznes dhe në qytet.

Por ne te gjitha takimet eshte fokusuar si nje shqetesim i madh ndryshimi i mentaltetit per nje mjedis sa me te paster. Kesaj ceshtje i ka sherbuer edhe dakortësimi me bizneset per orarit e tërheqjes së mbetjeve urbane dhe kontenjerët. edhe ketu eshte bere e qarte se kontenieret e gruymbullimit t embeturinave per bizneset te jene veç atyre te banoreve

Përgatitja për të patur shërbime edhe me cilësore në hoteleri, u shtrua si nevojë parësore, e lidhur ngushtë kjo edhe me aksesimin e rrugës Kardhiq-Delivinë verën e ardhshme, që do të përkthehet në prirje më të madhe turistike.

Një moment tjetër me rëndëai për të hyrë të përgatitur në sezon, ishte angazhimi i përbashkët me ministrinë e linjës për pajisjen me kontrata të plazheve deri në majin e vitit 2022. Sa u takon taksave, u tha se projekti është për rritje të arësyeshme për biznesin e madh, me mbi 500 m2 dhe në varësi të llojit të biznesit, gjë që u prit me mirëkuptim.

Banorët e njerës prej lagjeve të sipërme të Ksamilit u dëgjuan dhe u vlerësuan për ndihmesën që dhanë duke treguar se cilat rrugë duhen bërë e asfaltuar të parat, për hapjen e një tregu publik edhe në Ksamil, për banja publike, për një qendër sportive apo një fushë sporti për publikun apo për një plazh publik për vendasit.

Gurma ka vlerësuar frymen e konsensusit dhe te bashkëpunimit. Ai vuri ne dukje se Bashkia ka qenë mbështetëse, me dyfishim të investimeve për Ksamilin,por ra rendesi qe edhe nga biznesi ksamiliot kërkohet ta ndihmojë Bashkinë me korrektësi në shlyerjen e detyrimeve.

Zyrtaret e bashkise e kane bere te qarte ne tekimiete ksamilit se duhet edne shume angazhimqe Ksamili te kthehet ne nje ‘markë e turizmi” dhe destinacion i pelqyer per turistet e shumte qe vijne nga vise shqiptare dhe vende te ndryshme te botes ../SARANDANEWS.AL///

error: