SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pamje nga qendra e parë ku nis së shpejti vaksinimi antiCovid19

 Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi sot me pamjet nga qendra e parë e vaksinimit antiCovid e cila po instalohet në stadiumin “Air Albania”.

Sipas tij, në këtë qendër rinis një Shqipëri e re me më shumë besim tek e ardhmja dhe me më shumë forcë për të përballuar çdo sfidë.

“Mirëmëngjes nga qendra e parë e fushatës shqipëriabuzëqesh, aty ku nis së shpejti vaksinimi antiCovid19 dhe rinis një Shqipëri me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për t’u përballur e për të fituar çdo sfidë”, shprehet Rama.

Qendra e parë e vaksinimit antiCovid po instalohet në stadiumin Air Albania pas sigurimit të 500 mijë dozave të para të vaksinës nga kompania “Pfizer” . Vaksinimi do të nisë javën e tretë të janarit, sikurse ka deklaruar kryeministri Rama dhe të parët që do të vaksinohet janë grupet e riskut, pra mjekët dhe infermierët. /ATA///

error: