Pamjet që shihni tregojnë automjetin që u përfshi në një aksident të rëndë mëngjesin e sotë në aksin Këlcyrë-Përmet. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar. Pasi mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në lumin Vjosë, 7 pasagjerë, që dyshohet se ishin emigrantë klandestinë, dhe shoferi kanë humbur jetën.
Siç shihet nga pamjet ajo çka ka mbetur nga makina është një grumbull inertesh, pasi mjeti është shkatërruar totalisht nga përplasja që ka rezultuar fatale për personat që udhëtonin në të. Automjeti dyshohet se ka marrë emigrantë të paligjshëm. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve.







Pë
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade