Mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet po marrin pjesë sot në Tiranën në Paradën Shqiptare, të organizuar në kuadër të 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Marshimi i pjesëmarrësve në paradë edhe pse kushtet e motit janë të pavorshme nisi nga sheshi “Nënë Tereza” për të vazhduar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skënderbej”, ku do të finalizohet me ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar.
E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive. Në këtë ngjarje të shënuar janë bërë bashkë rreth 150 delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre. Pjesë e paradës janë edhe nxënës e studentë, si dhe përfaqësues që vijnë nga Plava, Gucia, komuna e bashki të vogla shqiptare të Malit të Zi, nga Presheva e Bujanovci, Kosova, Maqedonia e Veriut, 47 delegacione arbëreshe, etj.
Të shumtë janë edhe qytetarët që janë vendosur në të dy anët e bulevardit për të ndjekur nga afër paradën. Parada u organizua nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”.
Parada e shqiptareve ne Tirane, foto: Florian Abazaj///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI