SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 1 prill 2022

hërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga vlera të ulëta të presionit dhe masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Hera herës dhe në periudha jo afatgjata reshjet me intensitet deri të lartë në një pjesë të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8 m/s dhe maksimale 13-18 m/s duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit të forcës 4 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/14Re shi/stuhi
Kukës10/13Re shi/stuhi
Lezhë11/15Re shi/stuhi
Dibër9/12Re shi/stuhi
Durrës11/15Re shi/stuhi
Tiranë12/15Re shi/stuhi
Elbasan11/16Re shi/stuhi
Berat12/15Re shi/stuhi
Vlorë14/16Re shi/stuhi
Korçë9/12Re shi/stuhi
Gjirokastër11/14Re shi/stuhi
Sarandë10/14Re shi/stuhi
error: