Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se në Paketën e Rezistencës Sociale ne i qëndrojmë zotimit për mosrritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Kryeministri kujtoi se kjo vjen në një kohë kur energjia elektrike në tregjet ndërkombëtare është dyfishuar dhe mund të shkojë edhe në 4-fishim.
“Në këtë paketë ne i qëndrojmë edhe sot zotimit se nuk do të rrisim çmimin e energjisë elektrike për asnjë familje shqiptare”, tha Rama. Kryeministri informoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të krijuar fashat, por për të parë nëse mund të bëhet një ndarje të përkohshme, ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë.
Ndërkohë, Rama theksoi se “asnjë familje nuk do të ketë rritje në faturën e energjisë, ku shteti do të vazhdojë të paguajë diferencën e cila mund të shkojë në 3 – 4-fish”.
Kryeministri theksoi se “tani jemi në kushtet ku nuk flitet më për çmime, por për mungesën në treg”.
“Jo më larg se mbrëmë Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë lajmëroi se qeveria do të kufizojë furnizimin me gaz. Gjermania po përgatit planin për të filluar ndërprerjet e furnizimit me gaz në familjet gjermane. Pra, jemi në kushtet kur kriza ka prekur shtetin më të fuqishëm të Evropës”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “sot kriza e furnizimit me energji elektrike është në një kulm që bota e konsideron të ngjashëm me krizën e vitit 1974”. “Është realisht e frikshme të mendosh nëse jemi në ato kushte, ku ka pasur mungesë furnizimi me naftë, me gaz, me energji elektrike dhe ushqime”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI