-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri të vendit deri në mesditë. Prej orëve të mesditës, parashikohet që reshjet e herëpasherëshme me intensitet të ulët të prekin pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët do lokalizohen në veri të vendit. Reshje bore me intensitet të ulët parashikohet në lartësinë mbi 1000 metra në verilindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtesi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/12 | Re shi diell |
| Kukës | 3/9 | Re shi diell |
| Lezhë | 8/13 | Re shi diell |
| Dibër | 3/6 | Re shi diell |
| Durrës | 6/14 | Re shi diell |
| Tiranë | 6/14 | Re diell shi |
| Elbasan | 5/13 | Re diell shi |
| Berat | 6/15 | Re diell shi |
| Vlorë | 3/15 | Re diell |
| Korçë | 1/9 | Re diell |
| Gjirokastër | 3/9 | Re diell |
| Sarandë | 11/17 | Re diell |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026