Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu me intensitet mesatar në formë shtrëngatash deri në mesditë. Më pas intensiteti i reshjeve ulet. Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-14 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/16 | Re shi/diell |
| Kukës | 3/10 | Re shi/diell |
| Lezhë | 5/16 | Re shi/diell |
| Dibër | 2/10 | Re shi/diell |
| Durrës | 7/17 | Re shi/diell |
| Tiranë | 8/18 | Re shi/diell |
| Elbasan | 8/18 | Re shi/diell |
| Berat | 8/20 | Re shi/diell |
| Vlorë | 8/18 | Re shi/diell |
| Korçë | 3/10 | Re shi/diell |
| Gjirokastër | 4/15 | Re shi/diell |
| Sarandë | 7/14 | Re shi/diell |
ME SHUME LAJME
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!