Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë duke nisur nga sot si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulëta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15 m/s. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -3/6 | Diell |
| Kukës | -7/-1 | Diell |
| Lezhë | -2/7 | Diell |
| Dibër | -10/-3 | Diell |
| Durrës | -1/8 | Diell |
| Tiranë | -2/7 | Diell |
| Elbasan | -3/7 | Diell |
| Berat | -4/6 | Diell |
| Vlorë | 0/9 | Diell |
| Korcë | -8/-1 | Diell |
| Gjirokastër | -3/6 | Diell |
| Sarandë | 0/8 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI