– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me zhvillime vranësirash në pjesën lindore, veriore dhe në bregdetin perëndimor.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngate në zonat malore lindore.
Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/32 | diell |
| Kukës | 19/33 | diell re shi |
| Lezhë | 18/31 | diell re |
| Dibër | 17/32 | diell re shi |
| Durrës | 20/31 | diell re |
| Tiranë | 22/33 | diell |
| Elbasan | 20/33 | diell re shi |
| Berat | 14/34 | diell |
| Vlorë | 20/31 | diell |
| Korçë | 16/30 | diell re |
| Gjirokastër | 15/34 | diell |
| Sarandë | 17/30 | diell |
ME SHUME LAJME
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale