– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe në mesditë me zhvillim të vranësirave mesatare dhe hera-herës të dendura përgjatë relieveve të larta malore në verilindje të vendit.
Parashikohen reshje shiu të dobta, lokalisht shtrëngata afatshkurtra shiu në orët e nxehta të ditës në zonat malore lindore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 10-15 m/s, shoqëruar valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/37 | Diell |
| Kukës | 19/33 | Diell re |
| Lezhë | 21/37 | Diell re |
| Dibër | 18/32 | Diell re |
| Durrës | 24/36 | Diell |
| Tiranë | 24/39 | Diell |
| Elbasan | 23/39 | Diell re |
| Berat | 19/39 | Diell re |
| Vlorë | 22/35 | Diell |
| Korcë | 18/29 | Diell re |
| Gjirokastër | 17/38 | Diell |
| Sarandë | 20/34 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI