– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën e dytë të ditës.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurët në formë shtrëngatash. Në relievet malore-kodrinore në lartësitë mbi 300-400 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era parashikohet me drejtim Juglindje-Verilindje dhe shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri në 12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete i forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/15 | Diell shi |
| Kukës | 0/13 | Diell shi/borë |
| Lezhë | 2/15 | Diell shi |
| Dibër | -2/11 | Diell shi/borë |
| Durrës | 3/16 | Diell shi |
| Tiranë | 1/15 | Diell shi |
| Elbasan | 0/14 | Diell shi |
| Berat | -3/15 | Diell shi |
| Vlorë | 1/14 | Diell shi |
| Korçë | -3/9 | Diell shi/borë |
| Gjirokastër | -2/14 | Diell shi |
| Sarandë | 1/15 | Diell shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI