Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës dhe kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug të territorit deri të dendura.
Në relievet malore në lindje dhe jug nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në mënyrë të izoluar këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era hera-herës me rrahje deri në 10-13m/sek. Valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/33 | Diell re |
| Kukës | 13/28 | Diell re shi |
| Lezhë | 18/32 | Diell re |
| Dibër | 12/27 | Diell re shi |
| Durrës | 20/32 | Diell re |
| Tiranë | 19/34 | Diell re |
| Elbasan | 17/33 | Diell re |
| Berat | 15/34 | Diell re |
| Vlorë | 17/32 | Diell re |
| Korçë | 13/26 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/32 | Diell re |
| Sarandë | 18/31 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI