Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin për shkak të masave ajore të lagështa dhe të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kryesisht të larta dhe transparente. Në orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash gradualisht deri të dendura të ulta.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi 1-5m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/22 | Diell re |
| Kukës | 4/19 | Diell re |
| Lezhë | 5/21 | Diell re |
| Dibër | 5/21 | Diell re |
| Durrës | 9/23 | Diell re |
| Tiranë | 8/22 | Diell re |
| Elbasan | 8/22 | Diell re |
| Berat | 5/23 | Diell re |
| Vlorë | 9/21 | Diell re |
| Korcë | 4/18 | Diell re |
| Gjirokastër | 5/21 | Diell re |
| Sarandë | 10/21 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri