Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë sot do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin fillimisht veriperëndimin e gradualisht pas mesdite do të shtrihen edhe në qendër të vendit.
Në orët e pasdites reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1 -8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me intensitet 12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/15 Diell re shi
Kukës 6/16 Diell re shi
Lezhë 8/15 Diell re shi
Dibër 3/12 Diell re shi
Durrës 9/17 Diell re shi
Tiranë 8/17 Diell re shi
Elbasan 8/17 Diell re shi
Berat 7/16 Diell re shi
Vlorë 10/16 Diell re shi
Korçë 4/13 Diell re shi
Gjirokastër 5/17 Diell re shi
Sarandë 10/17 Diell re shi///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI