– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të thata.
Temperaturat do të jenë të larta në të gjithë vendin sidomos në qendër dhe veriperëndim ku pritet të ketë vlera deri ne 37-38 gradë celcius.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës por në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore lindore dhe në Alpe.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 10-15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/37 | Diell re |
| Kukës | 17/35 | Diell |
| Lezhë | 24/37 | Diell |
| Dibër | 17/33 | Diell re |
| Durrës | 22/35 | Diell |
| Tiranë | 23/37 | Diell |
| Elbasan | 21/38 | Diell re |
| Berat | 17/38 | Diell |
| Vlorë | 20/34 | Diell |
| Korcë | 17/32 | Diell |
| Gjirokastër | 16/36 | Diell |
| Sarandë | 20/32 | Diell |
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta