Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të thata me origjinë verilindore.
Moti parashikohet i kthjellët me zhvillime vranësirash në relievet malore lindore dhe në pjesën jugore në mesditë. Ngrica në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 2-7 m/sek, në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/14 | Diell |
| Kukës | -2/9 | Diell pak re |
| Lezhë | 2/14 | Diell |
| Dibër | -4/10 | Diell pak re |
| Durrës | 1/15 | Diell |
| Tiranë | 4/16 | Diell |
| Elbasan | 3/13 | Diell |
| Berat | -2/15 | Diell |
| Vlorë | 4/15 | Diell pak re |
| Korçë | -2/6 | Diell pak re |
| Gjirokastër | -3/13 | Diell pak re |
| Sarandë | 1/15 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI