SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 22 tetor 2023

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e një situate pasfrontale me masa ajrore të lagështa dhe origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë përgjatë ultësirës perëndimore. Më pas, parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.

Në momentin e vranësirave të dendura, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në zonën e veriut reshjet parashikohen edhe në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër15/25Diell re shi
Kukës17/24Diell re shi
Lezhë16/24Diell re shi
Dibër9/24Diell re shi
Durrës16/26Diell re shi
Tiranë22/27Diell re shi
Elbasan14/28Diell re shi
Berat20/28Diell re shi
Vlorë22/27Diell re shi
Korçë12/22Diell re shi
Gjirokastër12/25Diell re shi
Sarandë18/26Diell re shi
error: