Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa në zonat malore mot me vranësira të dendura.
Në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore përgjatë gjithë ditës. Do ketë mjegull nga reshjet e dëborës në relievet malore ndërsa në zonat e tjera në orët e mëngjesit mjegullinë.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veri mesatare me shpejtësi 3-10 m/s dhe përgjatë bregdetit, zonave të ulëta dhe zonat luginore erë e fortë dhe intensive me shpejtësi deri në 22-25 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/12 Re diell
Kukës -1/3 Re borë
Lezhë 3/10 Re diell
Dibër -4/2 Re borë
Durrës 5/12 Re diell
Tiranë 5/12 Re diell
Elbasan 2/10 Re diell
Berat 3/12 Re diell
Vlorë 3/12 Re diell
Korcë -4/2 Re borë
Gjirokastër 2/11 Re diell
Sarandë 3/12 Re diell
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade