– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e diel parashikohet kryesisht i vranët e paradite me intervale të shkurtra kthjellimi në zonat e ulëta.
Në orët e para të ditës, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veri dhe në jug vendit. Më tej, në mesditë intensiteti i reshjeve ulët.
Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve në të gjithë vendin.
Në zonat malore mbi 1000 m parashikohen reshje borë me intensitet mesatar e afër mesnatës, borë e dendur në këto zona.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug 2-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do të ketë erë tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 18-20m/s. Valëzim i forcës 5-6 ballë me lartësi vale 1.7-3.5m. Forca e detit rritet duke nisur nga orët e pasdites.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/13 | re shi |
| Kukës | 2/10 | re shi/borë |
| Lezhë | 6/14 | re shi |
| Dibër | 2/8 | re shi/borë |
| Durrës | 7/14 | re shi |
| Tiranë | 5/11 | re shi |
| Elbasan | 4/13 | re shi |
| Berat | 9/14 | re shi |
| Vlorë | 9/14 | re shi |
| Korçë | 2/8 | re shi/borë |
| Gjirokastër | 5/11 | re shi |
| Sarandë | 9/12 | re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI