SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 24 qershor 2023

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet  fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht orët e nxehta të ditës (orët e drekës) përgjatë relieveve kodrinore – malore, parashikohet shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Parashikohet që reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Në periudha tepër afatshkurtra reshjet do të jenë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër22/31Diell re/shi
Kukës18/30Diell re/shi
Lezhë21/31Diell re/shi
Dibër18/30Diell re/shi
Durrës21/30Diell re/shi
Tiranë23/32Diell re/shi
Elbasan22/33Diell re/shi
Berat20/33Diell re/shi
Vlorë21/30Diell re/shi
Korçë18/29Diell re/shi
Gjirokastër18/30Diell re/shi
Sarandë18/30Diell re/shi
error: