Nga Shkëlqim HAJNO
Pllakat e Sarandës, ‘Monument Natyre’, jane pjesë e kujtesës kolektive të sarandiotëve në dekada, përspos vlerave ekoturistike, mjedisore, kurative, si gjeomonument natyror, etj
Pamjet e fotografuar me 06.01.2023 nga SARANDANEWS.AL, tregojne se ende Pllakat ekzistojne ne nje gjatesi linerare mbi 120 m dhe e meritojne Statusin e vitit 2002 ku me nje VKM ato perzgjidheshin krahas qindra Monumenteve te tjera te Natyres ne Shqiperi.
Kjo, pavarësisht nga “marrëzia” e heqjes së Pllakave të Sarandës, nga Lista zytare e Monumentev të Natyrës në Shqipëri, falë një verbërie minimalisht, prej Ministrisës së Turizmit dhe Mjedisit !!
I. PAMJA SOT


-Qysh në janar falë kohes me diell dhe temperaturave te pershtatshme, Pllkata e Sarandes frekuentohen nga njerez qe bjnë banjo dielli, ushtrojn gjueti sportive peshku, ose thjesht per relaks. Ne mes te Pllakave ende eshte kulla e vrojtimit per sigurinë e jetes se plazhistëve dhe tabela sinjalistike e Bashksie “PLAZH PUBLIK ! “Qe do të thotë se se Bashkia e Sarandes qe drejtohet nga Adrian Gurma , nuk e ka fshire nga “defterët” kete plazh publik. I referohet, e shoqeron me sinjalistike publike etj,.
Rreth 6 vite me pare nje organizate e shoqerise civile ne Sarande: AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit Medias dhe Informacionit), për të sensibilizuar publikun dhe turistet vendas e te huaj realizoi dy tabela sinjalistike dhe i vendosi , perkatesisht njeren ne mes te Pllakave dhe tjetren, ne trotuarin e rruges “Mitat Hoxha””ne afersi te Pllakave per te orientuar te interesuarit per vendndodhjen e Pllkave te Sarandes.

Pas disa muajve ( si per te vertetuar origjinen shtazore te disa njerezve) me nje zell patologjik, te dyja tabela u keputen nga persona anonime. Me ndihmën drejtorise se sheribmeve (kujdes i Rustem Dukës) njera tabele u rivendos ne trotiuar. Tjetra sot eshtë diku në det….Ata qe e prene dhe e flaken ne det, ndoshta duan te instalojne nje tjeter tabele turistike: “NE QEVERISIM, BOTA NA NDIHMON!!”…

II. LIKU i PLLAKAVE
Liku i Pllakave eshte Aliko Alikaj qe ka nje lokal modest ndanë Pllkave te Sarandes, por qe nuk lejoi njeri t’i demtonte atë pjese qe mbeti pa u kafshuar.
Dhe kete kurajo civole nuik e beri vetem ne kohe te qete, ro edhe atehere kur disa oficere policie ne 1997-ën, nuk kishin kurajo civile te mbanin mbi koke kapelet e uniformës se policisë. Ky, eshte Liku i Pllakave me nje kapele qe nuk e heq ne te dymbedhjete muajt e vitit.

III. VKM, nr.187. date 25,03.2021…. ose VENDIM ME SY TE MBYLLUR….


Informacioni i konfirmuar nje dite me pare nga burime zyrtare të Administratës së Zonave të Mbrojtura te Qarkut Vlorë, se gjate nje rivlerësimi nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, objektit Pllakat e Sarandes, i është hequr statusi i ruajtjes (Monument Natyre) i vendosur në vitin 2002, me nje vendim te Këshillit te Ministrave; deshmon qartë dy motive.
a) Ose po ngrihen duart perpjete se nuk jemi te afte te ruajme pasurite kombetare, ne rastin korkete Monumentet e Natyres
b) Ose Pllakat e shkreta te Sarandes, kercenohen nga kafshime te reja me dhembe dinosauri? Larg qofte!
Boll qamete jane bere me mjedisin edhe në Sarande ku u sfidua edhe vete natyra edhe Zoti me prodhimin e tokes se re ( 5000m2) nga uji i kripur….//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI