-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e shtunë do të vijojë moti i qëndrueshëm mbi vendin tonë ndikuar nga vlera të larta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina deri në 5-8m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/21 | Diell |
| Kukës | 3/18 | Diell |
| Lezhë | 6/21 | Diell |
| Dibër | 1/17 | Diell |
| Durrës | 7/22 | Diell |
| Tiranë | 6/23 | Diell |
| Elbasan | 4/23 | Diell |
| Berat | 0/22 | Diell |
| Vlorë | 5/22 | Diell |
| Korçë | 1/15 | Diell |
| Gjirokastër | 0/21 | Diell |
| Sarandë | 7/21 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI