Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash hera herës të dendura si dhe intervale kthjellimesh. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në veri dhe jugperëndim. Në zonat malore do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- verilindje me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht do të jetë intensive me shpejtësi që arrin deri në 8-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/12 | Re shi |
| Kukës | 2/3 | Re shi/bore |
| Lezhë | 5/13 | Re shi diell |
| Dibër | -1/2 | Re shi/bore |
| Durrës | 4/14 | Re shi diell |
| Tiranë | 5/16 | Re shi diell |
| Elbasan | 2/14 | Re diell |
| Berat | 4/15 | Re diell |
| Vlorë | 7/14 | Re shi |
| Korçë | 0/3 | Re diell |
| Gjirokastër | 2/11 | Re diell |
| Sarandë | 6/14 | Re diell |
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll