Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, kanë proceduar 2 punonjës policie të Pikës Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, njëri prej tyre i ndaluar dhe tjetri në ndiqet në gjendje të lirë.I ndaluar është punonjësi Marjus Jaupaj 32 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
Punonjësi Dritan Sulo 22 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndiqet në gjendje të lirë.
Materialet në ngarkim të tyre u referuan në Prokurori, pas kallëzimit të një shtetasi të huaj, migrant i parregullt i kapur në territor, se i kanë marrë një shumë eurosh.
Materialet në ngarkim të punonjësve të policisë iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër