– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet mesatar parashikohen në veri dhe jug të vendit.
Në pjesën qendrore, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës më pas ndërprerje të tyre. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje parashikohen reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila në zonat luginore kryesisht në veri dhe përgjatë vijës bregdetare dhe hera-herës e vrullshme deri në 22-28m/sek. Deti do të jetë i forcë 6-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/14 | Re shi |
| Kukës | -2/10 | Re shi/bore |
| Lezhë | 3/17 | Re shi |
| Dibër | -3/9 | Re shi/bore |
| Durrës | 8/18 | Re shi |
| Tiranë | 7/18 | Re shi |
| Elbasan | 5/18 | Re shi |
| Berat | 5/19 | Re shi |
| Vlorë | 6/19 | Re shi |
| Korçë | 2/12 | Re shi/bore |
| Gjirokastër | 4/18 | Re shi |
| Sarandë | 5/19 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade