– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në majat e maleve.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi deri 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/33 | Diell |
| Kukës | 16/30 | Diell |
| Lezhë | 18/33 | Diell |
| Dibër | 15/30 | Diell |
| Durrës | 20/33 | Diell |
| Tiranë | 21/34 | Diell |
| Elbasan | 18/35 | Diell |
| Berat | 17/36 | Diell |
| Vlorë | 19/33 | Diell |
| Korçë | 15/29 | Diell |
| Gjirokastër | 16/34 | Diell |
| Sarandë | 17/31 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI