Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër, në relievet kodrinore- malore në jug dhe në lindje reshjet priten me intensitet deri mestar në periudha afatshkurtra, me rrebeshe të vrullshme shtrëngata e stuhi me shkarkesa elektrike dhe breshër në zona të izoluara. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim -verilindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek ,në brigjet e bregdetit veriperëndimor shkon deri në 12 m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/30 | Diell re shi |
| Kukës | 14/20 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/31 | Diell re shi |
| Dibër | 11/22 | Diell re shi |
| Durrës | 17/31 | Diell re shi |
| Tiranë | 17/30 | Diell re shi |
| Elbasan | 16/30 | Diell re shi |
| Berat | 14/32 | Diell re shi |
| Vlorë | 17/30 | Diell re shi |
| Korcë | 10/20 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 17/28 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade