SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 29 qershor 2023

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të kohës dhe me alternime vranësirash mesatare e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Në këto zona në orët e nxehta të ditës dhe orët e pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet te ulët dhe lokalisht mesatar në formen e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri  hera-herës fiton shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër19/29Diell re
Kukës14/25Diell re shi
Lezhë19/29Diell re
Dibër11/24Diell re shi
Durrës20/29Diell re shi
Tiranë20/29Diell re shi
Elbasan18/30Diell re shi
Berat16/30Diell re shi
Vlorë19/27Diell re shi
Korçë12/25Diell re shi
Gjirokastër15/28Diell re shi
Sarandë20/28Diell re
error: