Ambasadorja në largim e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që shqiptarët i kanë dhënë gjatë 3 vitesh e gjysmë në këtë detyrë. Në një postim në Twitter, Yuri Kim, shkruan se me krenari ka vizituar të 61 bashkitë e vendit dhe ka takuar mijëra shqiptarë që e kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë.
Të njëjtën mirësi dhe mikpritje, ambasadorja Kim, uron që t’i tregohet edhe ambasadorit të ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri. “Duke u larguar pas tre vite e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim”, shkruan Yuri Kim.
David Konstenacik është miratuar nga Senati amerikan si pasuesi i Yuri Kim në Tiranë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi