Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra dhe të herë pas hershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët kryesisht prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë.
Në mënyrë tepër lokale reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 6-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/14 | Diell re /shi |
| Kukës | 2/10 | Diell re /shi |
| Lezhë | 6/14 | Diell re /shi |
| Dibër | 2/12 | Diell re /shi |
| Durrës | 5/17 | Diell re /shi |
| Tiranë | 7/18 | Diell re /shi |
| Elbasan | 6/17 | Diell re /shi |
| Berat | 4/18 | Diell re /shi |
| Vlorë | 7/15 | Diell re /shi |
| Korcë | 2/12 | Diell re /shi |
| Gjirokastër | 2/15 | Diell re /shi |
| Sarandë | 7/18 | Diell re /shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade