Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1- 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/11 | Re diell |
| Kukës | -2/7 | Re diell |
| Lezhë | 3/11 | Re diell |
| Dibër | -5/8 | Re diell |
| Durrës | 2/13 | Re diell |
| Tiranë | 1/12 | Re diell |
| Elbasan | 0/11 | Re diell |
| Berat | -3/14 | Re diell |
| Vlorë | 0/13 | Re diell |
| Korcë | -4/5 | Re diell |
| Gjirokastër | -4/10 | Re diell |
| Sarandë | 4/14 | Re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI