SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 30 maj 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se duke nisur nga sot mbi vendin tonë pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura dhe kryesisht në zonën e veri-perëndimit dhe relievet malore në lindje.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Hera herës era pranë vijës bregdetare dhe në zonat luginore me rrahje deri në 8-10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.          

Temperaturat parashikohen:.

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/28Diell re pak shi
Kukës12/24Diell re pak shi
Lezhë17/28Diell re pak shi
Dibër10/21Diell re pak shi
Durrës17/30Diell re pak shi
Tiranë19/29Diell re pak shi
Elbasan16/32Diell re pak shi
Berat13/27Diell re pak shi
Vlorë15/24Diell re pak shi
Korçë12/23Diell re pak shi
Gjirokastër12/26Diell re pak shi
Sarandë12/24Diell re pak shi
error: