– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe ditën e sotme nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti deri në orët e mesditës parashikohet i vranët e reshje shiu të dobëta e të izoluara. Në zonën e veriperëndimit, parashikohet mot i vranët e reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata.
Në zonën e jugut reshjet me intensitet të ulët nisin në orët e vona të mbrëmjes. Parashikohet mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 10-12m/s si edhe shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/17 | Re shi |
| Kukës | 1/10 | Re diell |
| Lezhë | 6/17 | Re shi |
| Dibër | 1/11 | Re diell |
| Durrës | 5/19 | Re diell |
| Tiranë | 4/18 | Re diell |
| Elbasan | 4/17 | Re diell |
| Berat | 2/18 | Re diell |
| Vlorë | 5/18 | Re diell/shi |
| Korcë | 1/11 | Re diell |
| Gjirokastër | 1/18 | Re diell/shi |
| Sarandë | 7/19 | Re diell/shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI