SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 6 dhjetor 2021

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti kryesisht do jetë i vranët me intervale të pakta kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu te vazhdueshme me intensitet mesatar. Në Veri dhe në ultësirën perëndimore reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 600 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësinë e tufanit 10-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër6/8Re shi
Kukës 6/10Re shi/bore
Lezhë7/9Re shi
Dibër3/4Re shi/bore
Durrës 9/12Re shi
Tiranë 8/12Re shi
Elbasan 8/11Re shi
Berat 5/14Re shi
Vlorë 7/14Re shi
Korçë 6/10Re shi/bore
Gjirokastër5/9Re shi
Sarandë 9/12Re shi
error: