SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2021

 /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare si dhe shtim të tyre përsëri gjatë mbrëmjes, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët.

Vlen për tu theksuar se për shkak të kthjellimit parashikohet rënie e temperaturave në mëngjes duke prekur vlerat nga -4 deri në 5°C në relievet malore, 0°C deri në 13°C në ato të ulëta si dhe 2°C deri në 14°C në ato bregdetare.

Për shkak të temperaturave negative problematike do të bëhen ngricat përgjatë rrugëve kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 3 deri 8 m/sek.

Në orët e vona të mbrëmjes era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi 15-20 m/s kryesisht përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4 dhe 6 ballë.

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër0/8Diell re pak shi
Kukës-2/5Diell re pak shi/borë
Lezhë0/11Diell re pak shi
Dibër-4/3Diell re pak shi/borë
Durrës2/13Diell re pak shi
Tiranë2/12Diell re pak shi
Elbasan0/12Diell re pak shi
Berat1/11Diell re pak shi
Vlorë2/14Diell re pak shi
Korçë-3/4Diell re pak shi/borë
Gjirokastër-1/10Diell re pak shi
Sarandë1/13Diell re pak shi
error: