Tuneli i Llogorasë konsiderohet një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ndau sot foto nga punimet në këtë kantier, ndërsa theksoi se “ky është një investim i shkëlqyer për Himarën dhe gjithë Shqipërinë nga qeveria shqiptare”.
“Pas pak muajsh ky mjet i rëndë do të takohet me një tjetër mjet që vjen nga ana tjetër e tunelit”, tha Goro, ndërsa ndau foto nga punimet që po kryhen nga ana e Palasës.
Tuneli i Llogorasë me gjatësi 5.9 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta.
Ky tunel nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.
Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI