– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë në vend parashikohet të qarkullojnë rryma ajri të qëndrueshme, por më të ftohta.
Në zonat verilindore parashikohet mot me vranësira mesatare dhe kthjellime ndërsa në pjesën tjetër të vendit kryesisht kthjellime e vranësira kalimtare.
Gjatë orëve të mëngjesit e të mbrëmjes në zonat malore parashikohen ngrica.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri 1-7m/sek ndërsa në bregdet erë e vrullshme 10-15m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcë 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/6 | re diell |
| Kukës | -3/4 | re diell |
| Lezhë | 4/8 | re diell |
| Dibër | -5/3 | re diell |
| Durrës | 4/10 | diell pak re |
| Tiranë | 3/10 | diell pak re |
| Elbasan | 2/10 | diell pak re |
| Berat | 2/11 | diell pak re |
| Vlorë | 4/9 | diell pak re |
| Korçë | -3/6 | diell pak re |
| Gjirokastër | 1/10 | diell pak re |
| Sarandë | 5/12 | diell pak re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI