Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira me karakter të dendur në pjesën qendër-jugore dhe alternime kthjellimesh.
Parashikohen reshje shiu dhe bore me intensitet të ulët në pjesën jugore dhe juglindore në orët e para të ditës. Mjegull dhe mjegullinë nga reshjet e shiut dhe të borës. Ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim veri–verilindje 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 15m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/10 | Re diell |
| Kukës | -2/4 | Re diell |
| Lezhë | 2/9 | Re diell |
| Dibër | -4/3 | Re diell |
| Durrës | 2/11 | Re diell |
| Tiranë | 1/12 | Re diell |
| Elbasan | -1/12 | shi/bore diell |
| Berat | -3/12 | Re diell |
| Vlorë | 1/11 | Shi/bore diell |
| Korcë | -4/2 | borë diell |
| Gjirokastër | -2/9 | shi/borë diell |
| Sarandë | 1/11 | Shi/bore diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI