Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Deri në mesditë reshje shiu me intensitet të ulët dhe me pas me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe pjesërisht stuhi.
Në lartësinë mbi 800 metra në zonat malore parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/15 | re shi |
| Kukës | 1/11 | re shi/bore |
| Lezhë | 3/15 | re shi |
| Dibër | 0/12 | re shi/bore |
| Durrës | 7/17 | re shi |
| Tiranë | 6/17 | re shi |
| Elbasan | 5/15 | re shi |
| Berat | 3/17 | re shi |
| Vlorë | 6/16 | re shi |
| Korcë | 1/8 | re shi/bore |
| Gjirokastër | 1/14 | re shi |
| Sarandë | 7/16 | re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI