Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare hera-herës të dendura, më të theksuara në zonat malore në lindje të vendit.
Reshje shiu me intensitet të ulët dhe në formën e shtrëngatave në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit. Në zonat malore në juglindje reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, përgjatë vijes bregdetare dhe ne zonat luginore era me rrahje dhe intensive me shpejtesi deri në 10-18m/s. Valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/33 | Diell re |
| Kukës | 13/25 | Diell re/ shi |
| Lezhë | 14/32 | Diell re |
| Dibër | 10/23 | Diell re/shi |
| Durrës | 14/33 | Diell re |
| Tiranë | 15/33 | Diell re |
| Elbasan | 13/32 | Diell re/shi |
| Berat | 12/32 | Diell re/shi |
| Vlorë | 13/31 | Diell re/shi |
| Korçë | 10/19 | Diell re/shi |
| Gjirokastër | 13/29 | Diell re/shi |
| Sarandë | 13/29 | Diell re/shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI